Pako D+ filloi transmetimin në platformën DiasporaTV

Pakoja D+ filloi transmetimin në platformën digjitale DiasporaTV. Kanalet e pakos D+ janë:

  1. D Film

    Kanal televiziv me 24 orë film të kinematografisë shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Përzgjedhje e kujdesshme dhe ekskluzive e filmave Shqiptarë. Filmat janë prej viteve të ‘50-ta e deri në ditët e sotme.

  2. D Humor

    Kanal televiziv me 24 orë material humoristik nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Humor i përmbledhur që nga vitet e ‘80-ta e deri në ditët e sotme.

  3. D MusicAL

    Kanal televiziv muzikorë me 24 orë muzikë të zgjedhur nga të gjitha trojet Shqiptare. Mund të dëgjoni e shikoni muzikë të zhanreve të ndryshme si asaj folklorike, popullore, argëtuese, labe, nga Çamëria, etj.

  4. Digikids

    Kanal televiziv 24 orë me filma të vizatuar, të dubluar në gjuhën shqipe.

  5. Dokufilm

    Kanal televiziv 24 orë me dokumentarë shqip. Rrjedhat e historisë e të tashmes Shqiptare, me inçizime të dokumentarëve prej viteve të ‘50-ta e deri në ditët e sotme. Dokumentarët janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe nga diaspora Shqiptare.

  6. ESL TV

    English as a Secondary Language Television. Ky kanal është me 24 orë kurse për mësimin e gjuhës angleze. Ka materiale të ndryshme të mësimit të të folurit dhe gramatikës angleze. Është kanal që ka edhe spjegime në gjuhën shqipe. Ka më shumë se 300 mësime të gjuhës angleze.

  7. ESL Quiz TV

    English as a Secondary Language Quiz Television. Televizion 24 orësh me teste e kuize të ndryshme të gramatikë së gjuhës angleze.

Këto 7 kanale kanë filluar të transmetohen në platformën digjitale DiasporaTV. Së shpejti pritet të filloj transmetimi edhe i 4 kanaleve televizive të reja, për të cilat do të ju njoftojmë me kohë. Këto kanale të pakos D+ janë të përfshira në çmimin e njejtë të deritashëm të DiasporaTV.

Me respekt,
Stafi i DiasporaTV

5 risi në DiasporaTV

Fillimisht i njoftojmë të gjithë ata që ende nuk janë të informuar për DiasporaTV — ne jemi një kompani Shqiptare me seli në New York dhe ofrojmë platformë digjitale të kanaleve televizive Shqiptare. Platforma jonë televizive ofrohet për Shqiptarët e diasporës që jetojnë në Amerikë, Kanada dhe Evropë perëndimore.

Risitë në DiasporaTV:

5 kanale të reja në DiasporaTV

Përveq kanaleve të shumta televizive që jemi duke transmetuar tani kemi shtuar edhe 5 kanale televizive të reja në platformen tonë:

  1. Rrokum TV – Prishtinë
  2. Multivision TV – Prishtinë
  3. Albanian Culture TV – New York
  4. Shpallje TV – New York
  5. DTV Info Channel – New York

Kanalet televizive në platformën tonë mund t’i ndiqni në transmetim:

  • Të drejtpërdrejt nga trojet Shqiptare
  • Me kohën EST (Eastern Standard Time), me 6 orë diferencë
  • Në VOD (Video on Demand) ku mund të zgjedhni t’i shikoni çdo orë në 24 orët e fundit

Së shpejti në DiasporaTV pritet të shtohen edhe 2 kanale televizive që transmetohen nga diaspora Shqiptare në Evropë por për këtë do të ju lajmërojmë me kohë.

6 radio stacione të reja

Gjithashtu në DiasporaTV janë shtuar në transmetim edhe 6 radio kanale:

  1. Radio Kosova – Prishtine
  2. Radio Plus – Prishtine
  3. Radio Dukagjini – Peje
  4. Radio Vizioni – Podujevë
  5. Top Albania Radio – Tiranë
  6. Radio Marimanga – Danimarke

Sekcioni VOD i freskuar

Në platformën tonë kemi edhe një risi ekskluzive: rreth 200 tituj të rinj nga kinematografija Shqiptare do të shtohen në sekcionin VOD (Video on Demand). Në këta tituj do të gjeni projekte kinematografike të zhanreve:

  • Teatër
  • Dokumentarë
  • Film
  • Humor
  • Muzikë
  • Për fëmijë

Hapet zyra e re e DiasporaTV në Bronx, NY

Edhe një risi tjetër është se prej 15 shtator 2009 DiasporaTV hapi zyrën në Bronx të New York-ut për pranimin e klientëve . Adresa ku gjendet zyra e re është:

2322 Arthur Ave, Kati i 2-të, Zyra 4
Bronx, NY 10458

Në këtë zyre ju mirëpresim çdo ditë (përveç të hënave) prej orës 10 në mengjes deri në orën 8 në mbrëmje.

Kurse orari i DiasporaTV në telefonata ende është çdo ditë jave (edhe të dielave) prej orës 9 në mëngjes deri në orën 9 në mbrëmje, me kohe të New York-ut, ndërsa me kohë të Evropës perëndimore orari është prej orës 3 pasdite e deri në orën 3 pas mesnatës.

Webfaqja e DiasporaTV e freskuar

Risia e fundit në këtë blog është freskimi i webfaqes tonë me informata të reja sikurse është sekcioni SUPPORT.

DiasporaTV si platformë mediale ka ngjallë një interesim të madh të diasporës Shqiptare dhe gjithnjë do të jemi në shërbimin tuaj me risi në platformën tonë.

Vizitoni www.DiasporaTV.com për më shumë informata, ose nëse dëshironi të na kontaktoni numrat tonë të telefonit:

  • Amerikë: +1 (718) 819-1049
  • Angli: 020-3318-1569
  • Austri: 0720-881-347
  • Belgjikë: 02-808-12-30
  • Danimarkë: 69-918-637
  • Finlandë: 09-425-978-42
  • Francë: 00-32-2-808-12-30
  • Finlandë: 09-425-978-42
  • Gjermani: 00-41-43-501-6319
  • Itali: 06-9926-8241
  • Luksemburg: 20-880-525
  • Norvegji: 21-035-845
  • Suedi: 040-606-0619
  • Zvicër: 043-501-6319

Poashtu mund të na kontaktoni me e-mail.

Me respekt,
Stafi i DiasporaTV

Mos e bëni boksin UPGRADE nëse jeni klient i TvAlb

Të nderuar bashkatdhetarë:

Ky mesazh është i rëndësishëm dhe urgjent! Ky mesazh është vetëm për ata klient që kan mbetur ende në TvAlb…

Ditët e fundit, TvAlb ka publikuar mesazhin që ju të bëni UPGRADE boksin tuaj kinse të keni fotografi më cilësore! Kjo nuk është e vërtetë fare.

Çka dëshiron të arrijë TvAlb me këtë hap?

Nëse ju e bëni boksin tuaj UPGRADE, atëherë pasi që të përfundoni kontratën me TvAlb nuk do të mund të kaloni në kompani tjetër me boksin e njejtë.

Kur ju e bëni boksin UPGRADE ashtu siç po ju nxisë TvAlb, atëherë:

  1. Boksi juaj nuk do të mund të përdoret me kompani tjetër
  2. Pasi që TvAlb e bllokon boksin tuaj me këtë UPGRADE, TvAlb do të ngris çmimet dhe ju do të bllokoheni në atë mënyrë që me boksin tuaj të mbeteni klient vetëm i TvAlb.

Nëse ju nuk e bëni boksin tuaj UPGRADE, atëherë pasi që ju përfundon kontrata me TvAlb ju mund të përdorni boksin tuaj edhe me DiasporaTV dhe të përgëzoni:

  1. Çmime shumë të volitshme (vetëm $10 në muaj)
  2. Kualitet shumë më të mirë
  3. Më shumë kanale televizive nga trojet Shqiptare.

Boksin tuaj e keni blerë ju dhe vetëm ju jeni pronar i boksit

Të nderuar bashkatdhetarë që e keni blerë boksin në TvAlb mos harroni se e keni paguar $200 e më shumë dhe ju jeni pronar të atij boksi. Ju vendosni se ku ta përdorni atë boks, me TvAlb apo me DiasporaTV. Pra, ju, si pronarë të boksit, vendosni vet se si të perdorni boksin tuaj. TvAlb me këtë UPGRADE po mundohet që t’ju bllokoj boksin tuaj.

Ne, DiasporaTV, ju mirëpresim që edhe ju si shumë e shumë klientë tjerë t’i bashkangjiteni klientëve të kënaqur të DiasporaTV dhe të vazhdoni parapagimin për vetëm $10 në muaj me ne.

DiasporaTV me stafin profesional ju mirëpret që të na kontaktoni në numrin e telefonit (718) 819-1049 ose bisedoni me ne drejtpërdrejtë në LIVE CHAT (prej orës 9AM deri 9PM me kohë të Nju Jorkut, EST).

Me respekt,

Stafi i DiasporaTV

TVALB dhe komuniteti serb (BalkaniaTV)

Një kompani Shqiptare nga Amerika e involvuar me komunitetin serb. Leni komentet më poshtë…

Filloi punën DiasporaTV

Prej javës së kaluar, DiasporaTV filloi t’i shërbej Shqiptarëve në Amerikë, Kanada dhe Evropën perëndimore. Klikoni këtu për më shumë informata rreth ofertës së DiasporaTV.

Telefononi në numrat e telefonit që janë në krye të web-faqes për të porositur shërbimet tona. Nëse dëshironi ta bëni porosinë, ju lutemi klikoni këtu.

Shkruani komentet tuaja rreth shërbimeve që ne ofrojmë në formularin e mëposhtëm.

Cilat kanale televizive i preferoni ju?

Jemi duke realizuar sondazhin tonë të 1-rë rreth kanaleve televizive që i pëlqeni ju. Qëllimi i këtij sondazhi është të kuptohet më mirë se cilat kanale klientët tonë preferojnë ashtu që të zgjërojmë listën e kanaleve në pakon tonë.

Ju lutemi zgjedhni 5 kanale maksimum nga lista e mëposhtme.

» Lexo më shumë

DiasporaTV sot lanson vebfaqen

Me kënaqësi ju informojmë se sot lansuam vebfaqen e shërbimit IPTV për komunitetin Shqiptarë në mërgim. Vebfaqja e DiasporaTV synon të informoj komunitetin rreth shërbimit transmetues, kushteve të abonimit, dhe avansimit të shërbimeve tona.

Dëshirojmë të cekim Blog-un e vebfaqës, me anë të cilit do të ju informojmë për të rejat e fundit që DiasporaTV po ndërmerr rreth përmirsimit të shikueshmërisë së kanaleve televizive. Blog-u jonë është medium komunikimi në mes DiasporaTV dhe komunitetit Shqiptarë, i cili mundëson lexuesve të marrin pjesë në shkrimet tona përmes komenteve.

Gjithmonë do t’i pranojmë sugjerimet e komunitetit rreth punës tonë dhe kërkesat e komunitetit për mundësi të reja.