Marrëveshje e Shërbimit
Kjo marrëveshje e shërbimit (“marrëveshja”) është në mes klientit dhe DiasporaTV, me seli në 1 Sherwood Terrace #3D, Yonkers, NY 10704, USA. Të dyja palët i nënshtrohen kësaj marrëveshjeje. Ndryshimet e këtij dokumenti do të postohen në këtë faqe.
Shërbimi
DiasporaTV ofron shikimin e kanaleve televizive shqiptare me ndihmë të resiverit Tornado M50 (“resiveri”). Palët bien dakord në shërbimin vijues që DiasporaTV ofron:
- Shikimin e kanaleve televizive shqiptare drejtpërdrejtë nga trojet tona pa nevojën e antenës satelititore;
- Shikimin e të gjitha kanaleve me kohë locale të Nju Jorkut (EST) dhe 24 orëve të fundit sipas zgjedhjes;
- Video On Demand – zgjedhje të madhe të DVD projekteve Shqiptare si film, muzikë, humor, etj.
- Digital Video Recording (DVR) – Mundësia që të inqizoni programet e preferuara:
- Inqizimi mund të bëhet sipas kurdisjes së orarit edhe kur nuk jeni në shtëpi ose të filloj automatikisht vetëm duke prekur një pullë në telekomand.
- Ky shërbim mundësohet vetëm nëse në resiver konektoni USB Flash Drive. DiasporaTV nuk ofron këtë mjet por mund ta bleni në çdo dyçan të elektronikës.
- Zgjedhje të madhe të radio kanaleve Shqiptare;
- Shikimi i video-ve, dëgjimi i këngëve, shikimi i fotografive direct nga kompjuteri i klientit;
- Shfletimi i webfaqeve në internet, kyçja në MSN, shikimi i e-mailave, shikimi i motit, etj.
Parakushtet e Shërbimit
DiasporaTV punon vetëm nëse klienti ka televizor dhe lidhje të internetit (cable ose DSL internet) në shtëpi. Shpejtësia e nevojshme që pakoja DiasporaTV të punoj është 1.2mbps (megabit për second). Shpejtësia e internetit në të gjitha rastet në botë është e luhatshme prandaj sugjerohet që klienti në shtëpi të ketë shpejtësinë e internetit së paku 1.5mbps. Në këtë rast, edhe nëse bie paksa shpejtësia e internetit, nuk do të bie nën shpejtësinë e nevojshme që i duhet për të funkionuar mirë DiasporaTV.
Çmimet
DiasporaTV ofron shërbimet parapagim 6- dhe 12-mujor për $20 USD në muaj.Klienti poashtu duhet të posedoj Tornado M50 resiver për të shfrytzuar shërbimet e DiasporaTV. Resiveri kushton $90 USD dhe paguhet vetëm në fillim të shërbimit. Në vazhdim të parapagimit, klienti nuk ka nevojë të porosis resiver të ri sepse i njejti resiver do të vazhdoj të shërbejë klientin.
Postimi
Për klientët në Sh.B.A., DiasporaTV poston resiverin përmes USPS ose UPS. Për klientët në Kanada dhe Europë, DiasporaTV poston përmes UPS ose FedEx.
Çmimi i postës do të bëhet i ditur nga reprezentuesi në momentin kur klienti porosit resiverin dhe shërbimin e DiasporaTV. Çmimi i postimit është shtesë çmimit të shërbimeve tona. Pas procesimit të pagesës, DiasporaTV i ofron klientit “tracking number” për përcjelljen e postimit dhe kohën përafërsisht e se kur do të arrij resiveri. Në çdo rast të kthimit eventual të paisjeve, klienti është i obliguar të paguaj postimin tërësisht.
Kutia postare që i dërgohet klientit përmbanë:
- Një (1) Tornado M50 resiver të paraprogramuar specifikisht për klientin;
- Adapter të rrymës – i dizajnuar të punoj me resiverin Tornado M50. Mos perdorni adapter tjetër të rrymës se mundeni me e djeg resiverin;
- Telekomandë të avansuar infrared (Advanced Infrared Remote Control);
- Kabllo 3 feet (1 metër) i network-ut që lidhë resiverin Tornado M10 me modemin apo router-in tuaj. Nëse duhet kabllo më i gjatë, mund të blihet në dyqan elektronik si Staples, Best Buy, Radio Shack, Home Depot, etj. Emri i kabllit është CAT-5 network cable me RJ45 konektorë;
- Një (1) RCA kabllo 3-ngjyrësh që shërben për të lidhë resiverin Tornado M50 me televizion;
- Dokumentet në vijim:
- Fatura;
- Udhëzimi për instalim;
- Informata marketingu.
Mënyrat e Pagesës
Të interesuarit mund të bëjnë pagesë për porosi në mënyrat vijuese. Nëse pagesa procesohet nga DiasporaTV para orës 2PM, porosia do të niset të njejten ditë. Pagesat me money order apo qek duhet të dërgohen në:
DiasporaTV
1 Sherwood Terrace #3D
Yonkers, NY 10704, U.S.A.
Debit/Credit Card
Kjo metodë pagimi pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada dhe Europë.
DiasporaTV pranon pagesa më debit/credit kartelë. Kur bëhet porosia, klienti mund të tregoj informatat e kartelës dhe stafi i DiasporaTV do të procesoj pagesën menjëherë. Në rastin kur klienti paguan me kartelë bankare, për hirë të sigurisë së pagesës dhe të klientit do të inqizohet aprovimi i klientit se mund të tërhiqen mjetet financiare nga kartela. Nëse klienti preferon të mos inqizohet, atëherë duhet të dërgoj përmes faksit kopjen e kartelës bankare dhe të leternjoftimit (ID card) në DiasporaTV. Numri i faksit do të ipet kur thirrni DiasporaTV. Nëse pagesa kryhet me credit card ose debit card, atëherë pagesa shtesë në çmimin total (handling fee) është $10 USD për parapagimin 6-mujor ndërsa $20 USD për parapagimin 12-mujor.
Money Order
Kjo metodë pagimi pranohet vetëm për klientët në Sh.B.A. dhe Kanada.
Klienti mund të bëjë pagesën me money order në emër të DiasporaTV dhe ta dërgoj atë me postë. Pasi që të pranohet dhe procesohet pagesa, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit me postë.
Western Union
Kjo metodë pagimi pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada dhe Europë.
Klienti mund të bëjë pagesën përmes Western Union. Pagesa duhet të bëhet në emër të personit menaxherial në DiasporaTV (kontaktoni DiasporaTV për informata më të hollsishme). Pasi që të bëhet pagesa, klienti duhet të kontaktoj DiasporaTV dhe të na tregoj MTCN numrin e transfertës (Money Transfer Control Number). Pasi që të procesohet pagesa, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit me postë.
MoneyGram
Kjo metodë pagimi pranohet për klientët në Sh.B.A., Kanada dhe Europë.
DiasporaTV pranon pagesa përmes MoneyGram. Pagesa duhet të bëhet në emër të personit menaxherial në DiasporaTV (kontaktoni DiasporaTV për informata më të hollsishme). Pasi që të bëhet pagesa, klienti duhet të kontaktoj DiasporaTV dhe të na tregoj numrin e transfertës.
Check
Klienti mund të bëjë pagesën me check në emër të DiasporaTV dhe ta dërgoj me postë në adresën tonë të lartshënuar. Pasi që të pranohet dhe procesohet pagesa, DiasporaTV do të nisë resiverin klientit.
Kthimi i Pagesës (Refund)
Të interesuarve do t’ju ipen të gjitha informatat rreth shërbimit të DiasporaTV dhe do t’ju tregohet përmbajtja e shërbimit të DiasporaTV. Pasi që të dëgjoj informatat rreth shërbimit të DiasporaTV, pala e interesuar do të vendos a të bëhet klient i DiasporaTV apo jo. Të gjitha informatat e shërbimit që ofrohen përmes webfaqes dhe telefonit, gjithashtu do t’i dërgohen klientit edhe të shtypura përmes postës së bashku me resiverin. DiasporaTV është gjithnjë në gadishmëri që të ndihmoj klientin për çfarëdo pyetje apo kërkese që klienti ka e që ajo pyetje apo kerkesë është konform këtij dokumenti të kushteve të sherbimit të DiasporaTV.
Pagesat që nuk kthehen në asnjë rast (non-refundable):
- Klienti nuk ka të drejtë të kthimit të pagesës së resiverit prej $90 USD;
- Klienti nuk ka të drejtë të kthimit të pagesës të muajve të shërbimit që ka shfrytezuar.
Kthimi i pagesës bëhet vetëm nëse:
Klienti nuk pranon shërbimin e DiasporaTV për 1 muaj për shkak të prishjeve teknike në anën e DiasporaTV. Në këtë rast, klientit do t’i kthehen mjetet materiale të shërbimit në muajt e pa shfrytëzuar.
Kthimi i pagesës nuk bëhet nëse:
Klienti posedon shërbimin e DiasporaTV dhe: ka sinjalin kualitativ, nuk ka ndërprerje të gjatë një mujore në ndonjë nga pjesët e shërbimit, stafi i DiasporaTV është në gadishmëri t’i ndihmoj me peripeci teknike lidhur me resiverin apo lidhjen e internetit (modem, router), atëherë klienti e ka të pamundur që të ndal shërbimin apo të kthej resiverin dhe të marr mjetet materiale.
Ndalja e Shërbimit (Cancellation Policy)
Klienti ka të drejtë të ndërprejë shërbimin nëse:
- Nuk merr sherbimin e DiasporaTV në afat prej një (1) muaji. Në këtë rast, klienti ka të drejtë të ndaljes së shërbimit dhe do t’i kthehen mjetet materiale për muajt e pashfrytëzuar e gjithashtu edhe 30 ditët që nuk ka pasë sinjal të shërbimit fare;
- Nuk merr asistencë të duhur nga teknikët komform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit. Në këtë rast, klienti së pari duhet të kërkoj bisedë me menagjerin e ndrrimit në DiasporaTV dhe pastaj nëse prap nuk e merr shërbimin e duhur konform këtij dokumenti të kushteve të shërbimit, atëherë klienti mund të ndal shërbimin. Pasi që të vërtetohet që DiasporaTV njëmend nuk ka mundur të plotësoj shërbimin në bazë të këtij dokumenti, atëherë klientit i kthehen mjetet materiale të sherbimit ende të pashfrytëzuar. Pagesa e resiverit dhe për muajt e shfrytëzuar të shërbimit dhe të postimit nuk do të kthehet;
- Me përfundim të parapagimit nuk e vazhdon më shërbimin. Do të thot, që me perfundim të parapagimit kontoja automatikisht është e ndalur. Klienti mund ta ruaj resiverin e DiasporaTV dhe në momentin kur dëshiron prap ta vazhdoj shërbimin, thërret në telefon, paguan për vazhdim parapagimi dhe DiasporaTV përdorë konton e njejtë te resiverit që klienti posedon.
Klienti nuk ka të drejtë të ndërprejë shërbimin nëse:
- Nisë charge-back (kthim parash përmes bankës) edhe pasi DiasporaTV ka plotësuar të gjitha kushtet e shërbimit konform këtij dokumenti;
- Posedon të gjitha shërbimet ose pjesët e saj nga DiasporaTV. Me arsyen “nuk më pëlqen pakoja dhe emisionet që shfaqen në kanalet televizive”, klienti nuk ka të drejtë të ndërprejë shërbimin sepse:
- DiasporaTV nuk është përgjegjëse rreth përmbajtjes që transmetohet në kanalet televizive;
- Çdo klient para se të bëjë porosinë, njoftohet nga DiasporaTV se cilat kanale televizive transmetohen dhe pas marrjes së informatave specifike për sherbim, klienti vendos a të porosis apo jo shërbimin dhe resiverin e DiasporaTV. Pasi që klienti me dëshirën e vet porosit shërbimin dhe resiverin e DiasporaTV, nuk mund ta ndërprejë sherbimin.
Pëkrahje Teknike (Support)
Për përkrahje teknike, klienti mund të vizitoj www.DiasporaTV.com dhe të klikoj në “Support”.
Pas pranimit të resiverit, klienti do të pranoj me postë edhe udhëzimet për instalimin e resiverit. Nëse klienti ka peripeci gjatë instalimit, atëherë klienti mund të vizitoj webfaqen www.DiasporaTV.com dhe të kërkoj përkrahje teknike në linkun “Support”. Nëse klienti nuk mund të gjejë ndihmë as në webfaqe, atëherë mund të telefonoj stafin e DiasporaTV dhe ndihma do t’i ofrohet. Nëse pyetja e bërë nga klienti nuk gjendet në support të webfaqes www.DiasporaTV.com, atëherë DiasporaTV do t’i ndihmoj klientit dhe menjëherë do ta freskoj pjesën “Support” në webfaqe me po atë pyetje/përgjigje.
