VENI RE: Kjo ofertë ka përfunduar dhe nuk është më aktive.

Ofert Speciale nga DTV

Vëni Re: Ky promocion vlen vetëm për klientët e operatorëve të tjerë (jo DiasporaTV).

Nëse keni boksin nga një operator tjetër, si mund ta lidhni boksin e njejtë me shërbimin e DiasporaTV?

Ju thirrni në telefon në DiasporaTV dhe pajtoheni që dëshironi të ndryshoni shërbimin e boksit tuaj nga operatori tjetër në shërbimin e DiasporaTV. Pasi që të pajtoheni, stafi i DiasporaTV fillon konfigurimin e boksit tuaj.

Si konfigurohet boksi?

Boksin nuk keni nevojë ta dërgoni me postë te DiasporaTV nëse në shtëpi keni cable internet apo DSL internet. Kur dërgohet boksi me postë, së bashku me boksin dërgoni edhe pagesën me check, money order, MoneyGram ose Western Union. Pagesa duhet të përfshijë parapagimin një vjeçar dhe pagesën e postës përmes UPS që ne t’ju dërgojmë boksin prapa.

Cilat janë përparsitë nëse i interesuari vendos të kaloj në DiasporaTV?

Përparsitë janë të shumta. Së pari është korrektësia jonë ndaj klientit. Në çmimet tona nuk ka befasi dhe nuk i krijojmë çmimet sipas klientit. Kemi vetëm çmimin që e reklamojmë. Sa i përket ofertës së kanaleve televizive, kemi shumë kanale prestigjioze Shqiptare që i transmetojmë e që deri më tani ju nuk i keni pasë në transmetim.

Një përparësi tjetër është se çkado që reklamohet gjithashtu edhe transmetohet në DiasporaTV. Kjo do të thotë që në DiasporaTV nuk mbushim lista në website-in tonë ose në reklama me emra kanalesh e gjysa e tyre të mos jenë në transmetim fare!

Kujdes:

Duhet të dini se nëse e keni boksin e njejtë nga ndonjë operatorë tjetër, ju jeni pronar i boksit sepse e keni paguar shtrenjtë. Me publikimin e kësaj pamflete, operatorët tjerë do të tentojn t’ju bllokojnë ndryshimin e shërbimit për në DiasporaTV. Sigurisht do të pranoni thirrje ku do të mundohen që me ndihmën tuaj të kyqen në boksin tuaj (kinse të pëmirsojnë kualitetin) dhe ta bllokojnë atë. Mos lejoni që operatorët tjerë të bllokojn boksin që ju e keni në pronësi.

Konkurenca sjell cilësi dhe dobi për komunitetin Shqiptar. Konkurenca është e shëndoshë sidomos tani kur ekonomia botërore ka përjetuar rënie alarmante. Konkurenca ekziston dhe inkurajohet në të gjitha vendet demokratike dhe kapitaliste në botë. Ajo kompani e cila nuk pranon konkurencën e shëndoshe vlerësohet si kompani që preferon monopol në treg.

Porositni përmes internetit apo telefonit.

Boksin nuk keni nevojë ta dërgoni me postë te DiasporaTV nëse në shtëpi keni cable internet. Por nëse në shtëpi keni DSL internet, atëhere stafi i DiasporaTV nuk e ka të mundur të konfiguroj boksin tuaj. Në këtë rast, ju mund ta lidhni boksin tuaj në cable internet te ndonjë mik i juaj që jeton afër jush ose ta dërgoni boksin me postë te DiasporaTV. Kur dërgohet boksi me postë, së bashku me boksin dërgoni edhe pagesën me check, money order, MoneyGram ose Western Union. Pagesa duhet të përfshijë parapagimin një vjeçar dhe pagesën e postës përmes UPS që ne t’ju dërgojmë boksin prapa.