Rreth DiasporaTV
Nën ombrellën e kompanisë VEVI, Inc., DiasporaTV është kompani e regjistruar në Shtetin e Nju Jorkut, Sh.B.A. më 23 shkurt 2009, e cila punon në laminë e “Internet Protocol Television (IPTV)”. Përqendrimi ynë kryesorë është në transmetimin e kanaleve televizive Shqiptare në Amerikë, Kanada dhe Evropë.
Tri shtyllat kryesore të DiasporaTV janë:
- Kualiteti cilësor
- Çmimet e volitshme
- Shërbimi korrekt
DiasporaTV synon të lehtësoj sadopak mallin e bashkatdhetarëve tonë për atdhe. Jemi të sigurt se këtë cak do ta arrijmë me sukses duke pasë parasysh se kemi staf profesional për përkujdesje me klientë dhe mbikqyrje të teknologjisë. Vazhdimisht do të hulumtojmë dhe shqyrtojmë mundësi të reja në sferën e IPTV ashtu që klientët tonë të jenë në hap me kohën sa i përket teknologjisë moderne.
Planet tona për të ardhmën janë: zgjërimi i repertoarit të kanaleve dhe transmetimi i kanaleve në high-definition (HD). Nëse keni ndonjë sugjerim rreth avansimit të shërbimeve tona, mos hezitoni të na kontaktoni.
