Si Funksionon DiasporaTV
Çka ofrohet
DiasporaTV ofron kanale televizive Shqiptare. Ju lutem shfletoni listën e kanaleve. Përpos kanaleve televizive në këtë listë mund të shihni edhe listën e radio kanaleve. Poashtu në platformën tonë ka qindra DVD tituj nga humori, muzika, filmi, dokumentarët dhe teatri Shqiptar.
Si punon platforma DiasporaTV
Nuk ka nevojë për antenë satelitore, as CableTV kompani lokale në vendin ku banoni e as për kompjuter. Ju porositni resiverin me parapagim prej DiasporaTV dhe kur pranoni resiverin me postë, e lidhni me një kabllo HDMI prej resiverit në televizor dhe një kabllo e internetit (network cable) shkon prej resiverit në modem apo router (kuti të internetit në shtëpinë tuaj). Kjo është e tëra rreth instalimit. Kur pranoni kutinë nga ne, brenda është edhe një udhëzues në gjuhën shqipe i cili ju ndihmon se si ta instaloni dhe përdorni resiverin e DiasporaTV.
Çfarë shpejtësije e internetit duhet që të funksionon DiasporaTV?
Për të përdorur shërbimin e DiasporaTV, duhet të keni shpejtësinë e lidhjes internetike së paku 1,200 kbps (apo 1.2 mbps). Për shikim të këndshëm sugjerohet shpejtësia prej 2,000 kbps (apo 2.0 mbps) ose më e lartë.
Si mund të bëhet porosia?
Klikoni në linkun POROSI E RE. Plotësoni formularin. Në formular do të zgjedhni porosinë tuaj dhe formulari do ta bëjë matjen dhe stabilitetin e shpejtësisë tuaj të internetit. I plotësoni te gjitha informatat tuaja si Emri, Mbiemri, Adresa, Telefoni dhe E-mail adresa. Hapi i fundit në formular është kryerja e pagesës ku mund t’i shihni mënyrat e ndryshme për të paguar. Kur plotësohet formulari dhe dërgohet porosia, do t’ju vijë një e-mail automatik nga DiasporaTV me informata në detaje rreth porosisë tuaj. Gjatë gjithë kohës në formular nga ana e djathtë do të shihni çmimin që do të paguani për DiasporaTV.

